TERMAT DHE KUSHTET
Beko Albania mbledh dhe përpunon të dhënat personale të fituesve në përmbushje të të drejtave dhe detyrimeve të saj ligjore dhe kontraktuale dhe në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (të ndryshuar).
Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të instagram dhe facebook, Beko Albania mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve online ndaj Beko të cilat regjistrohen në sistemet e saj apo të ofruesve të shërbimit të autorizuar prej saj. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.

Të dhënat personale mund të mblidhen dhe përpunohen për qëllime reklamizimi nga Beko.
Duke përdorur portalin dhe/ose duke dhënë miratimin me anë të pranimit të termave dhe kushteve, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë.
Fotot e fituesve, shoqëruar me emrat e tyre mund të përdoren për qëllime reklamizimi nga Beko dhe mund të postohen në faqen zyrtare të Instagram dhe Facebook të Beko Albania. Duke përdorur portalin dhe duke dhënë miratimin me anë të pranimit të termave dhe kushteve, subjektet e fotove shoqëruar me emrat e tyre, japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm dhe pranojnë publikimin e tyre në faqen zyrtare të Insragram dhe Facebook të Beko Albania për qëllimet e sipërpërmendura.

Beko garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e pautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (i ndryshuar).
Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në databaza të Beko Albania , do të përpunohen nga punonjësit dhe / ose bashkëpunëtorët e kontrolluesit të të dhënave ose të atyre personave të ngarkuar me përpunimin
Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve.

Tërheqja e çmimit të fituar
Fituesit duhet të paraqiten në datën e komunikuar pranë zyrave të Neë Moment fizikisht për të tërqehur çmimin e fituar. Fituesi duhet të ketë me vete mjetin e identifikimit dhe mund ta tërheqë çmimin vetëm duke u paraqitur personalisht pranë zyrës së Neë Moment. Asnjë person i deleguar nuk mund ta bëjë këtë. Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike dhe me pranimin e termave dhe kushteve subjektet kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë dhe tërheqjes së çmimit të Beko Albania.
Terma & Kushte