Misioni i tyre është të jenë një markë e fortë globale. Ndërtimi i markës duke u lidhur me atë që njerëzit duan ose janë të pasionuar, zhvillon ndërgjegjësimin përmes shoqërimit dhe përkthehet në rritjen e pranisë.
Prandaj marka është partneri Kryesor i FC Barcelona që nga 2014, me një kontratë të rinovuar dhe përmirësuar në 2018. Yjet globale Messi, Luis Suarez, Gerard Pique, Arda Turan dhe Marc-André ter Stegen u shfaqën në filmin e shkurtër nga Beko, së bashku me animacionet e tyre, për fushatën e parë promovuese së bashku në 2016 "Official Partner or Play. Official Partner of Everyday." Ata nxorrën në treg edhe frigoriferët me ngjyrat e fanellës së Barcelonës.
Beko ka vite që është përqëndruar në jetesën e shëndetshme, rritjen e ndërgjegjësimit dhe zhvillimin e produkteve që e bëjnë të mundur dhe të përshtatshme jetën e shëndetshme. Një nga fushatat kryesore sëbashku ishte “Eat Like a Pro”, duke adresuar një problem global në rritje - obezitetin e fëmijërisë - duke u dhënë prindërve mbështetje për të ushqyer fëmijët e tyre me ushqim më të shëndetshëm. Prandaj edhe me teknologjinë e fundit innovative të HarvestFresh™ me 3 ngjyra, imitohet drita natyrale e ciklit ditor të diellit ndërsa lind, arrin kulmin dhe shkon në natën. Kjo ruan vitaminat në fruta dhe perime për më gjatë. Kjo ishte pjesë e fushatës “Inspired by Nature, Powered by Light”.
Tani misioni i markës është “Jeta e shëndetshme është e mundur vetëm në një planet të shëndetshëm.” Çdo veprim që bëjmë për të qenë të shëndetshëm varet edhe nga shëndeti i planetit prandaj, Beko është përkushtuar për të mbrojtur Tokën Mëmë duke dizenjuar dhe prodhuar produkte me efikasitet energjik dhe duke investuar në efikasitetin e rezervave natyrore gjatë prodhimit. Vizioni i tyre është të rinovojnë veten dhe industrinë e tyre për t'u bërë një ofrues i besueshëm i zgjidhjeve të stilit të jetesës për familjen dixhitale.